Besa Llugiqi mahnit publikun në amfiteatrin madhështor antik romak “Avgusta Trayana” në Stara Zagora

Muzikë

Besa Llugiqi mahnit publikun në amfiteatrin madhështor antik romak “Avgusta Trayana” në Stara Zagora

Më: 9 gusht 2021 Në ora: 15:25
Besa Llugiqi

Sopranoja e njohur kosovare, Besa Llugiqi, ishte mysafire speciale, fundjavën që shkoi, në galan glamuroze të operas në amfiteatrik madhështor antik romak “Avgusta Trayana” në Stara Zagora të Bullgarisë.

E parapëlqyera e publikut të Stara Zagorës, sopranoja Llugiqi dhuroi një interpretim të mahnitshëm të arieve të shumta të kompozitorëve njohur botërorë, Niccolò Paganini, Franz Lehár.

Sopranoja Besa Llugiqi thotë për mediat kosovare: “Koncerti në amfiteatrin madhështor antik romak “Avgusta Trayana” në Stara Zagora ishte një përjetim i jashtëzakonshëm për mua. Interpretimin tim publiku e mirëpriti me duartrokitje frenetike. Ishte një gala mbresëlënëse mes kolegësh artistë, regjisorë e dirigjentë të nivelit të lartë”.

Koncerti me dirigjent Dimitar Kosev e regjisor Georgi Dinev është projektuar me një vizion elegant dhe si një prej galave të viteve të njëzeta të shekullit 20.

Përkrah Llugiqit ishte çifti tërheqës i solistëve hungarezë – Szilvi Szendy dhe Károly Peller.

Në program të galas së operas u shfaqen edhe arie të zgjedhura, duete dhe ansamble të operetave të kompozitorëve të njohur botërorë të tillë si Jacques Offenbach, Richard Georg Strauss, Rudolf Emil Kálmán, të interpretuara nga solistët Elena Petrova, Valeri Turmanov, Elena Mishinova, Boris Taskov, Yanitsa Nesheva, Emiliya Dzhurova, studentë nga Akademia Shtetërore e Muzikës “Prof. Pantcho Vladigerov”, orkestra dhe kori i Operës Shtetërore Stara Zagora. Publiku pati rastin të shijojë edhe solo dhe shfaqje mbresëlënëse të baletit të Operës së Stara Zagorës. Koreografe ishte Joana Stojanova.

Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat