​Koreografi Nuha e përfaqëson Kosovën në festivalin “Laik Dejot”

Muzikë

​Koreografi Nuha e përfaqëson Kosovën në festivalin “Laik Dejot”

Më: 14 gusht 2021 Në ora: 10:27
Koreografi Robert Nuha

Koreografi Robert Nuha do e përfaqësojë Kosovën në Festivalin e dansit bashkëkohor “Laik Dejot”, i cili do mbahet në Riga të Letonisë nga data 16 deri në 20 gusht.

Ai në këtë festival do performojë solo performancën e tij “InOut” dhe gjatë qëndrimit të tij në Letoni do të zhvillojë edhe master-class me studentët e Akademisë së Dansit Bashkëkohorë të Letonisë.

Kështu ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, vetë koreografi Nuha.

“Shumë i lumtur të përfaqësoj Kosovën në Festivalin e mirënjohur të dansit Bashkëkohorë "Laiks Dejot" në Riga të Letonisë nga data 16 deri në 20 Gusht me solo performancën time "InOuT", gjithashtu të jap master-class për studentët e Akademisë së Dansit Bashkëkohorë të Letonisë, akoma edhe më i lumtur të bashkë-ndajë këtë eksperiencë artistike me mikeshën dhe partneren time të dansit Rosella Pellicciotti! Faleminderit Olga Zitluhina për ftesën! Shihemi në Letoni”, ka shkruar Nuha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat