Muzika ndryshon humorin dhe perceptimet tona

Muzikë

Muzika ndryshon humorin dhe perceptimet tona

Nga: Rudina Koromani Më: 18 nëntor 2021 Në ora: 11:57
Rudina Koromani

Kur jeni të mërzitur nga një ndarje dëgjoni muzikë të trishtuar? Balada? Këngë për ndarje tragjike, zemra të thyera? Këngë me mesazhe që ju duket sikur ja drejtoni personit me të cilin jeni ndarë? Muzikë që ju ndihmon të shkarkoni emocionet negative? Muzikë pozitive?

Zgjedhjet dhe preferencat janë të ndryshme qoftë bazuar në gjininë e moshën tuaj, qoftë në bazë të personalitetit tuaj qoftë në varësi të amplitudës së raportit që keni përjetuar ( kohëzgjatja, intesiteti etj). Dëgjoni November rain, Titanik nga Celine Dion apo Vaske Curri pak rëndësi ka zgjedhja… secili identifikon gjëndjen aktuale shpirtërore në momentin që dëgjon një muzikë ose bën të kundërtën për të ndryshuar gjëndjen emocionale në të cilën ndodhet. Në disa raste preferojmë të “ushqejmë “ dhimbjen me këngë dramatike, epike e në disa raste preferojmë ta çrrënjosim vuajtjen shpirtërore duke ju drejtuar muzikës që na bën të ndryshojmë humorin e mundëson shkarkimin e emocioneve negative.

E rëndësishme nga pikpamja psikologjike është identifikimi i gjëndjes tonë aktuale emocionale dhe fakti se kur marrim vendim për ta ndryshuar këtë gjëndje, nëse bëhet e dëmshme për mirëfunksionimin tonë. Muzika vërtet nuk zgjidh “hallet tona” por ndihmon në përmirësimin e gjëndjes emocionale në terma afatshkurtër dhe afatgjatë.

Studimet sugjerojnë që muzika ndikon shumë. Mund të ndikojë në sëmundje, depresion, shpenzime, agresion, produktivitet dhe perceptimin tonë të botës. Muzika mund të na bëjë të ndiejmë të gjitha llojet e emocioneve, disa prej të cilave janë negative e disa pozitive.

Pa dyshim që çdo event tragjik e jo i këndshëm që përjetojmë, kërkon kohën e nevojshme të proçesimit të dhimbjes, por mbajtja e kësaj “zie” është e shëndetshme deri në një farë mase… Duhet kuptuar se, nëse proçesi i dhimbshëm përvuajtës zgjat, shumë shpejt do të përballemi me probleme të ndryshme të shëndetit fizik dhe mendor. Dikujt i nevoiten pak orë, dikujt pak ditë, dikujt muaj e dikujt vite…gjithshka varet nga amplituda e ngjarjes së përjetuar dhe shumë faktorëve të tjerë individualë e rrethanorë…por emocionet negative nuk duhet të zgjasin.

Muzika jo vetëm që është në gjendje të ndikojë në gjendjen tonë shpirtërore momentale por mund të ndryshojë edhe mënyrën se si e perceptojmë botën dhe gjithshkënd rreth nesh.

Perceptimi ynë ndikohet jo vetëm nga përvoja dhe pritshmëritë tona, por edhe nga gjendja jonë aktuale emocionale – gjëndje e cila mund të ndryshohet nga muzika që dëgjojmë.

Njerëzit që kërcejnë dhe angazhohen në mënyrë aktive me muzikë është gjetur se janë më të lumtur se të tjerët pasi kërcimi nxit prodhimin e neurotransmetuesve oksitocinë dhe serotonin, hormone që na bëjnë të ndjehemi mirë e të lumtur.

Zgjidhni muzikë pozitive për mirqënien tuaj psikogjike e fizike.

“Muzika largon urrejtjen nga ata që janë pa dashuri, u jep paqe shpirtrave të trazuar e ngushëllon ata që vajtojnë” Pablo Casals

“ Muzika ka fuqi të madhe: ju kthen prapa në momentin në të cilin ju merr para, kështu që ti ndjen në të njëjtën kohë nostalgji dhe shpresë” Nick Hornby

#rudinakoromani, #muzikoterapia, #mirqenie, #psikologji, #psikoterapi, #mendimepozitive

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat