Lista e plotë e fituesve në “Brit Awards 2022”!

Muzikë

Lista e plotë e fituesve në “Brit Awards 2022”!

Më: 9 shkurt 2022 Në ora: 15:27
Fituesit në “Brit Awards 2022”, në mesin e tyre edhe këgetarja shqiptare, Dua Lipa

Mbrëmjen e kësaj të marte është mbajtur ceremonia e 42-të e ndarjes së çmimeve më të mëdha të muzikës britanike, Brit Awards 2022.

Artistë të shumtë ndërkombëtare si: Adele, Olivia Rodrigo, Maneskin e shumë të tjerë ishin prezentë teksa performuan hitet e tyre më të mira.

Për të dytin vit radhazi, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa triumfoi duke u shpërblyer me një çmim në kategorinë e “Artistes më të mirë të zhanrit Pop/R&B”, duke lënë pas emra të njohur si: Adele, Ed Sheeran, Joy Crookes dhe Griff.

Adele, nga ana tjetër ishte artistja që pati më shumë nominime dhe arriti të rrëmbente më shumë çmime.

Më poshtë është lista e plotë të fituesve të “Brit Awards 2022”:

1-Kënga më e mirë e vitit- Adele, Easy On Me.

2-Kënga më e mirë ndërkombëtare e vitit – Olivia Rodrigo, “Good 4 U”.

3-Artisti më i mirë i zhanrit Pop/R&B-Dua Lipa.

4-Artisti më i mirë i zhanrit ‘rock’ dhe alternative-Sam Fender.

5-Artisti më i mirë i zhanrit ‘dance’ – Becky Hill.

6-Grupi më i mirë i vitit-Ëolf Alice.

7-Artisti më i mirë ndërkombëtar-Billie Eilish.

8-Artisti i ri më i mirë-Little Simz.

9-Artisti më i mirë i zhanrit rap-Dave.

10-Grupi më i mirë ndërkombëtar-Silk Sonic.

11-Artisti i vitit-Adele.

12-Çmimi i karrierës (Autori muzikor më i mirë i vitit)-Ed Sheeran.

13- Albumi i vitit-Adele, “30”.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat