Phil Collins e Genesis mbajtën koncertin e fundit

Muzikë

Phil Collins e Genesis mbajtën koncertin e fundit

Më: 29 mars 2022 Në ora: 22:46
Phil Collins dhe Genesis

Phil Collins dhe Genesis performuan koncertin e fundit në Arenën 02 të Londrës.

Collins-it iu bashkua Tony Banks dhe kitaristi Mike Rutherford. Collins performoi ulur.

Grupi kishte qenë në turne "The Last Domino? Tour" pas një pauze 14-vjeçare live.

Collins, 71-vjeç, ka folur për dëmtimin e nervit në duart e tij dhe ka thënë se ka pasur probleme.

Djali i tij, Nic, zëvendësoi babanë e tij gjatë turneve të fundit solo. Grupi performoi 23 këngë në natën finale.

Collins u bë vokalisti kryesor i Genesis në vitin 1975. Vajza e tij aktorja Lily Collins nderoi babanë e saj në Instagram.

"Kaq shumë dashuri u la në arenën O2 dhe një sasi edhe më e madhe u nda mes një publiku që nuk donte që ajo të mbaronte. Faleminderit @genesis_band për kujtimet, faleminderit baba që ishe një frymëzim i tillë dhe faleminderit @nic_collins duke më bërë motrën më krenare që ekziston," ka shkruar ndër tjera aktorja e serisë “Emily in Paris”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat