60-vjetori i “Rolling Stones” – historia e tyre do të rrëfehet në mënyrën e veçantë!

Muzikë

60-vjetori i “Rolling Stones” – historia e tyre do të rrëfehet në mënyrën e veçantë!

Më: 2 prill 2022 Në ora: 07:02
Rolling Stones

Historia e një prej grupeve legjendare të rock and roll-it, “Rolling Stones” vjen e rrëfyer me katër dokumetarë të rinj nga BBC. Në kuadër të 60-vjetorit të interpretimit të parë të bandës, historia e krijimit të saj vjen nga kënvështrimi i secilit anëtar.

60-vjetori i “Rolling Stones” do të shënohet me katër dokumentarë të rinj të BBC-së që tregojnë historinë e grupit nga këndvështrimi i secilit anëtar. Legjendat e rock-ut performuan për herë të parë më 12 korrik 1962 në Marquee Jazz Club të Londrës.

Intervistat e reja do të shfaqen në dokumentarë të veçantë për një orë për Sir Mick Jagger, Keith Richards dhe Ronnie Wood. Do të prezantohet gjithashtu një material i ngjashëm duke përdorur intervista arkiv dhe homazhe për bateristin e ndjerë Charlie Watts, i cili vlerësohet si shtylla ritmike e grupit.

Ai ndërroi jetë gushtin e kaluar në moshën 80-vjeçare. Grupi vazhdoi të luante drejtpërdrejt me Steve Jordan në bateri dhe do të luajë një turne përvjetor në Mbretërinë e Bashkuar dhe Evropë në qershor dhe korrik.

Seria e dokumentarëve  me katër pjesë të titulluar” My Life As A Rolling Stone”, sezoni i BBC do të përfshijë një dokumentar në Radio 2 të titulluar “Rolling ëith The Stones”, me intervista dhe performanca të rralla.

Formacioni klasik i grupit përfshinte gjithashtu Brian Jones, i cili vdiq në 1969; ndërsa Bill Wyman u bashkua në fund të 1962 para se të largohej në 1993.

“Rolling Stones” ishin në krye të grupeve që u bënë popullorë në Shtetet e Bashkuara në vitin 1964 dhe u identifikuan si frymëzim për të rinjtë rebelë të viteve 1960.

Grupi arriti kulmin me albumin “Satanik Majesties Request” (1967,  ‘Beggars Banquet’ (1968), e cila së bashku me pasardhësit ‘Let It Bleed’ (1969), ‘Sticky Fingers’ (1971) dhe ‘Exile on Main St'(puna më e mirë e grupit) e cila shihet si “Epoka e Artë” e tyre.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat