Balkan Contemporary Music Festival nesër në Vlorë

Muzikë

Balkan Contemporary Music Festival nesër në Vlorë

Më: 3 nëntor 2016 Në ora: 16:42
Ilustrim

Kuinteti frymor i Filarmonisë së Ljubianës, Slloveni do të performojë nesër në një koncert të organizuar në ambientet e Konsullatës së Përgjithshme të Italisë në Vlorë. Koncerti organizohet në kuadër të Balkan Contemporary Music Festival, që synon promovimin e muzikës artistike të kompozitorëve të vendeve të Ballkanit, e në mënyrë të veçantë të atyre shqiptarë.

Publiku artdashës për herë të parë do të ketë mundësinë e përjetimit të një panorame të plotë të krijimtarisë artistike të kompozitorëve ballkanas, interpretuar nga disa prej emrave më të njohur në rajonin tonë. Në Festival do të marrin pjesë ansambli ContTempora-Maqedoni, kuinteti i frymës i Filarmonisë së Ljubjanës-Slloveni, Donika Rudi (elektroakustikë)- Kosovë, Marko Josifoski dhe Vladimir Milosevic-Serbi si dhe artistët shqiptarë, Merita Rexha, Arben Llozi, Fatos Qerimaj, Jonela Golemi, dhe Dorina Laro.

Përveç mbrëmjeve organizuar në Tiranë, Balcan Contemporary Music Festival do të mundësojë aktivitet edhe në qytetin e Vlorës me interpretimin e kuintetit të frymës së Filarmonisë sllovene.

Shqipëria në këtë festival do të përfaqësohet me vepra nga Endri Sina, Haig Zacharian, Thoma Simaku, Aleksandër Peçi, Dorian Çene, Arbana Fejzo dhe Ermir Bejo. Ky aktivitet mbeshtetet nga Ministria e Kulturës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat