Për nder të 28 Nëntorit, në Gjilan u mbajt Festivali i Këngës për Fëmijë “Dëbora”

Muzikë

Për nder të 28 Nëntorit, në Gjilan u mbajt Festivali i Këngës për Fëmijë “Dëbora”

Më: 26 nëntor 2016 Në ora: 20:26
Pamje nga Festivali

Për nder të festave të nëntorit, në Gjilan është mbajtur me sukses aktiviteti i radhës, Festivali i Këngës për Fëmijë “Dëbora”, në të cilën kanë performuar para publikut dhjetëra fëmijë gjilanas.

Festivalin e ka shpallur të hapur kryesuesja e Kuvendit Komunal, Valentina Bunjaku Rexhepi, e cila tha se dëshmorët e kombit u flijuan në ne sot të frymojmë lirshëm në të gjitha aspektet.

“Falë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe arkitektit të pavarësisë, Dr. Ibrahim Rugova, sot ne po kremtojmë të lirë. Sot po performon para gjithë neve me shumë krenari Alban Ajeti i vogël, nipi i dëshmorit të kombit. Kjo është dëshmia që gjeneratat e reja po i gëzojnë ditët më të mira, krahasuar me gjeneratën tonë. Dëshmorët e kombit u flijuan në ne sot të frymojmë lirshëm në të gjitha aspektet. Ju uroj suksese dhe gëzuar festën”, ka thënë Bunjaku Rexhepi.

Ndërkohë, sonte në ora 19:30 para publikut gjilanas jepet shfaqja teatrale “Vdekja Aksidentale e një Anarkisti”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat