Rikthehet “Traviata”, ndalesa e parë në Shkodër

Muzikë

Rikthehet “Traviata”, ndalesa e parë në Shkodër

Më: 9 mars 2017 Në ora: 15:32
La Traviata

Pas 31 vitesh ka vendosur të riktheje turin nëpër qytetet e Shqipërisë. Teatri i Operas dhe Baletit ndalesën e parë e bën pikërisht në shtëpinë ku lindi opera e parë Shqiptare, në Shkoder. “La Traviata” sjell për dy netë me radhë në teatrin “Migjeni” kostume të krijuara enkas dhe një koncept të ri regjisorial.

Drejtoreja e TKOB, Zana Çela thotë se nis këtë frymë të re artistike nga Shkodra, qyteti ku edhe ajo hodhi hapat e parë të karrieres.

Për Çelën ky është vetëm fillimi, pasi rikthimi në Shkodër do të jetë sërish për 100 vjetorin e Prenkë Jakovës, kompozitorit të operas së parë shqiptare “Mrika”.

“Traviata është një opera pa kohë sepse emocionet, pasioni i mrekullueshëm i historisë së saj është i tillë. Iluzioni dhe imagjinata e kësaj opere nuk ndryshon as në ditët tona sepse ne kemi të njëjtat emocione dhe iluzione për dashurinë njësoj si edhe 200 apo 300 vite më parë.” La Traviata është një opera me tre akte e Xhuzepe Verdit e vendosur në një libret italiane nga Francesco Maria Piave.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat