Kori Siparantum nga Peja u prezantua me katër koncerte në Kroaci

Muzikë

Kori Siparantum nga Peja u prezantua me katër koncerte në Kroaci

Më: 30 maj 2017 Në ora: 16:49
Kori Siparantum nga Peja me katër koncerte në Kroaci

Koncerti i parë u mbajt në St. Lawrance në Petrinjë në koncertin dedukuar 100 vjetorit të lindjes së kompozitorit italian Domenico Bartolucci. Kori Siparantum ishte musafir i korit HPD “Slavulj” nga Petrinja. Kori Siparantum u paraqit me disa vepra të njohura botërorë si: Bartolucci, Whitacre, De Mazi etj, dhe u vlerësua lartë nga publiku i pranishëm. Në fund kori nga Kosova u përshendet nga presidenti i korit HPD ”Slavulj” Crnkovi?, i cili uroj korin dhe dirigjentin Memli Kelmendi për punën e bërë.

Koncerti i dytë u mbajt në St. Paul në Zagreb. Në këtë koncert Kori Siparantum u paraqit me vepra të ndryshme stilistike. Ky koncert u drejtua nga dirigjenti Memli Kelmendi dhe dirigjenti I mirënjohur kroat Josip Degl’ Ivellio.  Publiku kroat vlerësoi lartë përfromancen e korit Siparantum dhe u duartrokit gjatë Ky koncert u ndoq nga shumë të pranishëm, në mesin e të cliëve ishte kompozitori, dirigjenti dhe pianisti kroat Silvio Foreti? i cili vlerësoi lartë punën e korit dhe dirigjentit Memli Kelmendi.

Koncerti i tretë u mbajt në Sallën Koncertale në Petrinje. Kjo mbrëmje u hap me një pjesë Labe nga klarinetisti i mirënjohur kosovar Sead Muqa-Sei në shoqërim të korit Siparantum, për të vazhduar me vepren e dytë “Prijatelji Petrinji” e cila u kompozua nga Memli Kelmendi, vepër e cila i dedikohet enkas qytetit të bukur të Petrinjes. Publiku u mahnit nga kjo surprizë dhe u përcoll me lot gjatë përformancë të kësaj pjese.

“Jam shumë i emocionuar, jam shumë i lumtur dhe shumë mirënjohës. Ka kohë që në këtë sallë nuk janë dëgjuar tinguj kaq të bukur. Mos u ndalni, dhe vetëm vazhdoni” u shpreh kryetari i komunës së Petrinjes Darinko Dumbovi?.

Në këtë mbrëmje kori Siparantum u paraqit me vepra të ndryshme nga kompozitorë të njohur të periudhave të ndryshme. Në mesin e shumë pikave u interpretuan edhe këngët e njohura “Janinës ç’i panë sytë” dhe “Këngë Turpi”. Këto pjesë u kënduan nga mjeshtri i polifinisë shqiptare Hysni Zela në bashkëpunim me korin Siparantum, i cili ka ardhur enkas nga Tirana.

“Ne kemi bërë çdoherë pjesë të ndryshme nga vende të ndryshme por asnjëherë nuk kemi përformuar Jugun dhe kësaj radhe ne arrtiëm qëllimin tonë. Publiku e priti mirë gjithe këncertin, poashtu këngën Labe” – u shpreh Hysni Zela.

Koncerti vazhdoi me vepra në mesin e të cilave ishte edhe vepra “Bum” e kompozitorës shqiptare Dafina Zeqiri – Nushi, vepër e cila u mirëprit nga publiku kroat.

“Qëllimi ynë është i pastër. Të gnrisim kulturën dhe vlerat tona artistike. Të prezentohemi në mënyrën më të bukur. Mendoj se ia kemi dalur me sukses. Më vjen mirë që publiku e pelqeu punën tonë, më vjen mirë që u pelqyen veprat shqiptar. I falenderoj të gjithë”, u shpreh dirigjenti i korit Memli Kelmendi.

Kori Siparantum u paraqit me vepra të njohura të kompozitorëve të njohur botërorë si “Whitacre, Bartolucci, Runestad, Preisner, De Mazi, Degl’ Ivellio, Zeqiri, Kelmendi etj. Në mesin e shumë veprave të njohura u interpretuan edhe vepra nga kompozitori dhe dirigjenti kroat Josip Degl’ Ivellio me ç’rast dirigjenti i korit Siparantum e ftoi në skenë z. Degl’ Ivellio për të dirigjuar veprat e tij me korin Siparantum.

Në këtë mbrëmje ishte Ifete Çeku (Sekretare në Ambasadën e Kosvës në Zagreb) e cila përshendeti të pranishmit, uroj korin Siparantum dhe dirigjentin Memli Kelmendi për punën e bërë.

Poashtu kryetari i korit z. Fatmir Bajraktari përshendeti gjithë të miranishtmit, dirigjentin Degl’ Ivellio, HPD “Slavulj”, Ministrinë e Kulturës, Komunën e Pejës, Edi Pekarna, Ambasadën e Kosoves në Kroaci dhe gjithë ata që mbështetën qëllimet artistike, duke I falenderuar për organizimin e mrekullueshëm në Kroaci.

Dita e fundit ishte pakëz më e ngarkuar, mirëpo megjithatë shumë e suksesshme për gjithë neve. Kori Siparantum i shoqëruar nga Fatmir Bajraktari, kryetar, Memli Kelmendi, dirigjent, dhe Zamire Selimi, managjere e korit u mirëpritën nga Rektori i Universitetit të Zagrebit Prof. dr. sc. Damir Boras, Pro-Rektori Prof. dr. sc. Miljenko Šimpraga dhe dirigjenti Prof. Josip Degl’ Ivellio.

“Kam dëgjuar se keni kaluar bukur me koncertet në Zagreb dhe Petrinje. Bashkëpunime të tilla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen” u shpreh Pro-Rektori I Universitetit të Zagrebit Prof. dr. sc. Miljenko Šimpraga.

Image

Më pas në prani të Rektorit z. Boras, kori Siparantum interpretoi veprën “Ave Verum” të kompozitorit dhe dirigjentit të njohur kroat Josip Degl’ Ivellio me ç’rast kjo vepër u dirigjua nga dirigjenti Memli Kelmendi.

“Në këtë rast arti dhe muzika kanë lidhur dy vende, por unë shpresoj se në të ardhmen këto bashkëpunime do të zgjerohen edhe në fusha të tjera, prandaj unë ju them që dyert e korit tuaj janë të hapura çdoherë në Universitetin tonë. Në këtë hapsirë reprezentative ka kohë të gjatë që nuk janë dëgjuar tinguj kaq të bukur”, shpreh rektori i Universitetit të Zagrebit Prof. dr. sc. Damir Boras.

Më pas foli dhe dirigjenti I korit Memli Kelmendi, i cili falenderoi Rektorin z. Boras.

“Sot ndihemi të lumtur që jemi pranë jush. Ne komunikuam përmes tingujve muzikorë dhe kjo është mënyra më e bukur. Jam shumë i lumtur me pritjen që na është bërë dhe jam i lumtur që çdo gjë ka shkuar me sukses. Uroj që bashkëpunime të tilla të ndodhin edhe në të ardhmen” u shpreh dirigjenti I korit Memli Kelmendi.

Universiteti I Zagrebit sot posedon 80.000 studentë.

Më pas kori falenderoi Rektorin dhe në fund u realizua një foto e përbashkët në oborin e Rektoratit të Zagrebit.

Kori Siparantum poashtu u mirëprit në Fakultetitn e Inxhinerisë  FER nga Dekani I fakultetit Prof.dr.sc. Mislav Grgi? dhe bordi i korit të meshkujve FER.

Në këtë takim u bisedua për mundësinë e bashkëpunimit në të ardhmen me korin dhe fakultetin. Dekani I fakultetit z. Grgi? në hyrje të fakultetit organizoi një pritje madhështore për korin Siparantum, duke projektuar fotografi të ndryshme të korit me moton “Mirësevini në Kroaci”.

Në fund kori u paraqit me disa pika artistike në prani të studentëve dhe stafit akdademik, me ç’rast Dekani përshendeti gjithë të pranishmit dhe uroj korin “Siparantum” për sukseset dhe koncertet e realizuara në Kraoci.

Koncerti është përcjellur nga media të shumëta kroate dhe italiane. Kori “Siparanum” jo vetëm që prezentoi Pejën por prezentoj vlerat dhe motivet shqiptare në Kroaci. Së shpejti kori do të paraqitet edhe nëpër vende të tjera të botës.

Image
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat