Ater Umbra e Memli Kelmendit në Francë

Muzikë

Ater Umbra e Memli Kelmendit në Francë

Më: 7 qershor 2017 Në ora: 13:21
Vepra do të interpretohet në "Eglise Saint-Michel des Batignolles" të Parisit dhe do të dirigjohet nga Camille Coillet.

Vepra e Memli Kelmendit e kompozuar për korin miks "Ater Umbra" me datë datë 11 qershor, do të interpretohet në Paris - Francë nga ansambli vokal EVOC (Ensemble Vocal Creation).

Vepra do të interpretohet në "Eglise Saint-Michel des Batignolles" të Parisit dhe do të dirigjohet nga Camille Coillet. 

Poashtu e njejta vepër do të interpretohet përseri me 24 qershor nga po i njejti ansambël. 

"Më vjen shumë mirë që në kuadër të shumë kompozitorëve të njohur botëror gjendet dhe vepra ime në repertuarin e këtij ansambli. Më vjen mirë që vepra ime po  pelqehet dhe po vazhdon të interpretohet nëpër vende të ndryshme të botës", u shpreh Memli Kelmendi.

Ater Umbra më parë është interpretuar nga Ansambli Vokal Attacca, Kori i filharmonisë së Kosovës, Cane Bay Cobra Chorale - Çarlston -SHBA.

Deri më tani veprat e Memli Kelmendit janë interpretuar nëpër vende të ndryshme të botës: SHBA, Argjentinë, Kile, Filipinë, Çeki, Itali, Romani, Turqi, Bosnjë, Kroaci, Maqedoni, Kosovë etj.

Image
Memli Kelmendi
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat