Ja muzika që dëgjon kryeministri Rama në kufje!

Muzikë

Ja muzika që dëgjon kryeministri Rama në kufje!

Më: 24 qershor 2017 Në ora: 13:15
Edi Rama

Jemi mësuar që kryeministrin e vendit ta shohim nëpër studio televizive, ku sigurisht kryefjala e temave që ai trajton është politika. Ka qenë i gjatë ky muaj Qershori për të dhe të gjithë poltikanët e tjerë të vendit, duke qenë se ka qenë një muaj i mbushur plot me takime, mitingje, udhëtimë nëpër çdo cep të Shqipërisë, duke përmbyllur kështu muajin e fushatës zgjedhore.

Duket se për kryeministrin Edi Rama momentet kur ai ndodhet në makinë, apo gjen pak kohë për t’u relaksuar shoqërueset e tij janë një palë kufje që mban në vesh, për të dëgjuar muzikën e tij të preferuar. Në një intervistë të dhënë për gazetaren Mira Kazhani, për ‘Tirana Post’, Rama ka zbuluar llojin e muzikës qe dëgjon në kufje.

“Dëgjoj përgjithësisht muzikë klasike të autorëve të mëdhenj Gustav Mahler, Stravinksy, pastaj midis tyre futen edhe të tjerë. Futet edhe Bethoven-i por me dy të parët jam shumë i lidhur”, i është përgjigjur Rama pyetjes së gazetres Kazhani se çfarë muzike dëgjon ai në kufjet që mban në vesh. Me siguri që me gjithë ‘çekanët’ që i rrahin në kokoë një kryeministri të një vendi, muzika klasike do të ishte zgjedhja e duhur për t’i dhuruar vetes pak relaks.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat