Mbaroi Edicioni i 10-të i Festivalit Ndërkombëtar “’Pianisti i ri 2017’’

Muzikë

Mbaroi Edicioni i 10-të i Festivalit Ndërkombëtar “’Pianisti i ri 2017’’

Më: 2 korrik 2017 Në ora: 07:18
Festivali Ndërkombëtar “’Pianisti i ri 2017’’

Sikur edhe edicionet e kaluara, organizator i Festivalit Ndërkombëtar ‘’Pianisti i ri “’ ishte Shoqata e pianisteve te Kosovës Bell’Arte Kosova. Këtë vit ky festival ka arritur qëllimin qe ia kishte vene vetes, për tu bere një gare masive pianistike ndërkombëtare , me shume veçori e sidomos ne Edicionin e 10-te,

Drejtoresha Vlora Baruti tha se 5 vitet e para atë Festivalit garues , ishin të mbështetur vetëm nga shkollat pianistike të Kosovës, derisa në edicionin e pestë gara arriti të  ndërkombëtarizohet (viti 2012). Festivali dhuron gjithmonë një përvojë shumë të rëndësishme në zhvillimin e pianistëve profesionist . Festivali ndërkombëtar ka ndihmuar pianistët e rinj të kenë mundësinë të ballafaqohen me skenën dhe me juritë që përbëhen nga pianistë të ndryshëm nga Europa..”Pianisti I ri “është Festival i cili përkushtohet shumë në rruajtjen e traditave të mrekullueshme të kulturës sonë kombëtare, përkrahja në çdo aspekt e brezit të ri të artistëve pianisteve nga Kosova. Në 10vjetorin e festivalit, Edicioni i 10-te  “’Pianistit te ri” karakterizohet me masivizimin e pjesëmarrjes dhe ndryshimin e rregullores e cila ka krijuar kushte të barabarta garimi për pjesëmarrës.

Festivali u mbajt me 17 -20 Qershor 2017. Ishin këto 4 dite te mbarëvajtjes se Festivalit , 4 dite përplot me muzikë pianistike, ku secili nga garuesit u munduan  ne mënyra te ndryshme dhe shume te veçanta , të shprehin imagjinatën e tyre pianistike. Menaxheri I Festivalit Agron Shujaku shprehet se ishte kënaqësi te bashkëpunojë me pianistë dhe shkolla te ndryshme pianistike. Shujaku po ashtu potencon se– ishim të privilegjuar qe ne edicionin e dhjete te kemi anëtar jurie pianist-profesionist  me shkolle Gjermane, Ruse dhe asaj  Britaneze; -Ardita Statovci-Kosovë –Austri, Rustam Shuykutdino-_Rusi dhe Andrew Thayer –Britani e Madhe . Ishin 4 ditë të ngarkuara për jurinë e festivalit e cila përveç vlerësimit për kategori, ka qenë e ngarkuar edhe në vlerësimin e natës finale me këto çmime:

-Fituesja e Çmimit kryesor “’Pianisti I ri 2017’’ është Lisa Sahatciu –Prishtinë,  çmimi monetae nga organizatori dhe çmimin te cilin ndanë Festivali DAM , duke mundësuar koncertimin me Filarmoninë e Kosovës , ne vitin 2018.

-Çmimi ‘’Recital ne Istanbul’’- Çmim te cilin ndan pianistja turke Birsen Ulucan , meritoi Vesa Berisha –Prishtine.

- Çmimin ‘’Fahri Beqiri”- Çmim të cilin e ndan Kompozitori F. Beqiri meritoi Klaudia Gjini –Shqiperi.

-Çmimin ‘’Lola Gjoka’’- Çmim të cilin ndan EPTA –Tiranë, meritoi Kristel Karagjozi-Shqiperi.

-Çmimin ‘’Maste klasë – Ardita Statovci’’- Çmim të cilin ndau anëtarja e jurisë Ardita Statovci, merituan  Rinor Berisha, Anila Aliu dhe Risa Citaku –Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat