‘Divide’ i Ed Sheeran, albumi më i shitur në Britaninë e Madhe - Bota Sot
‘Divide’ i Ed Sheeran, albumi më i shitur në Britaninë e Madhe

Muzikë

‘Divide’ i Ed Sheeran, albumi më i shitur në Britaninë e Madhe

Më: 26 korrik 2017 Në ora: 17:08
Ed Sheeran

Albumi i fundit i këngëtarit të njohur britanik, Ed Sheeran ‘Divide’ disa muaj pas publikimit, po vazhdon të shënoj suksese.

‘Divide’ ka 20 javë që gjendet në listën zyrtare të ‘BBC Radio 1’ më albumet më të popullarizuar dhe më të shitur në Britaninë e Madhe, ku në të shumtën e herëve ka qëndruar në krye të kësaj liste.

Tani albumi ‘Divide’ i Ed Sheeran është edhe zyrtarisht produkti muzikor më i shitur për vitin 2017, në Britaninë e Madhe, shkruan ‘The Guardian’.

Albumi ‘Divide’ të cilin Ed Sheeran e lansoi në mars të këtij viti, deri më tani ka 2 milionë kopje të shitura, shkruan kultplus.

‘Divide’ përveç që është albumi më i shitur në Britaninë e Madhe, është edhe produkti i argëtimit më i shituri atje, duke lënë pas shumë filma, këngë, albume etj.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat