Beyoncé, së shpejti me këngë të re dhe turne botëror - Bota Sot
Beyoncé, së shpejti me këngë të re dhe turne botëror

Muzikë

Beyoncé, së shpejti me këngë të re dhe turne botëror

Më: 1 gusht 2017 Në ora: 21:02
Beyoncé

Fituesja e shumë çmimeve ndërkombëtare në botën e muzikës, Beyoncé, siç duket është frymëzuar për të punuar më shumë në projekte të reja muzikore, shkruan NME.

Beyoncé, është duke punuar në një këngë të re, që pritet shumë shpejtë të fillojë edhe një turne në botë.

“Beyoncé është duke punuar shumë dhe po ndihet më e frymëzuar se kurrë, nga ardhja në jetë e dy binjakëve të saj. Ajo po regjistron materiale të reja dhe po planifikon një ‘turne surprize’ për fansat e saj”, ka thënë një burim për Radar Online, shkruan kultplus.

‘Lemonade’, është albumi i fundit nga Beyoncé, të cilin ajo e lansoi në prill të vitit 2016.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat