‘Thriller’ i Michael Jackson vjen në 3D

Muzikë

‘Thriller’ i Michael Jackson vjen në 3D

Më: 5 shtator 2017 Në ora: 20:38
Michael Jackson

Kënga e mbretit të popit Michael Jackson “Thriller” ka ardhur në një version 3D në Festivalin e Filmit të Venecias.

“Thriller” do të shfaqet së bashku me një dokumentar të prapaskenave që asnjëherë nuk janë shfaqur në kinema më parë.

Regjisori John Landis e ka sjellë si një shanc për të festuar jetën dhe talentin e këngëtarit me famë botërore.

Për videoklipin e këngës së tij Michael është frymëzuar nga “An American Werewolf in London” e Landis dhe e punësoi atë në vitin 1983 për të realizuar videon 14 minutëshe ku Mbreti i popit u shfaq si një përbindësh.

“Versioni 3D është një mundësi për të përmirësuar pamjet, tingujt dhe sidomos lëvizjet e kërcimit që e bënë Michael Jackson kaq të famshëm .”

Dokumetarin tregon të ndjerin të lumtur dhe të gëzuar në kulmin e tij krijues në prapaskenë.

Landis u shpreh se vdekja e tij në vitin 2009 ishte një tragjedi për familjen e tij, miqtë dhe mbarë botën.

“Në të vërtetë interpretuesit e mëdhenj janë të rrallë dhe ai ishte i shkëlqyer, si edhe një figurë tragjike, mendoj. Isha e tmerruar kur mora vesh lajmin dhe unë jam ende i mërzitur për këtë.”

Nuk dihet se kur apo ku do të dalë “Triller 3D”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat