“O Zambak lule n’parajsë” fitoi çmimin e parë në edicionin e 29 të festivalit “Zambaku i Prizrenit”

Muzikë

“O Zambak lule n’parajsë” fitoi çmimin e parë në edicionin e 29 të festivalit “Zambaku i Prizrenit”

Më: 25 shtator 2017 Në ora: 08:41
Fituesit e çmimeve

Në kinemanë Lumbardhi në Prizren, të dielën në mbrëmje u mbajt edicioni i 29 i këngës së vjetër qytetare “Zambaku i Prizrenit”.

Në edicionin e 29 u paraqitën 15 këngë, të cilat garuan për çmimet tradicionale të festivalit.

Juria profesionale  në këtë përbërje: Kriste Lekaj ( kompozitor), Butrint Bucurri ( kompozitor) Kreshnik Aliqkaj  (kompozitor) dhe Osman Goranci (publicist) vendosi qw çmimin e parë tw ia dnajw kwngws “O Zambak lule n’ parajsë” me tekst të Hivzi Krasniqit, kompozuar dhe orkestruar nga Tomor Berisha e kënduar nga Majlinda Cikaqi dhe Kushtrim Kelani.

Çmimin e dytë e fitoi kënga “Ugurlar olsun” me tekst të autorit  Shahin Qangae kompozuar nga Hysein Kazaz e orkestruar nga Edon ramadani e kënduar nga Tolga Kazaz.

Çmimin e tretë e ftoi kënga “Elegji për dashuri” e Artan Bakisë i cili e ka bërë tesktin, kompozimin, orkestrimin dhe e këndoi.

Çmimin “Zambaku i argjendtë” si çmim i publikut e fitoi kënga “Balada X”  me tekst të autorit Lebit Murtishi me kompozim dhe orkestrim të Besim Berishës e kënduar nga Andi Qerreti dhe Vanesa Kastrati.

Për interpretim më të mirë u vlerësua këngëtari Ilsi Ademi.

Teksti më i mirë u vlërsua teksti i këngës "Violine e vjeter" i autorit Agron Kalludra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat