Dy Beatles nderojnë Pettyn

Muzikë

Dy Beatles nderojnë Pettyn

Më: 4 tetor 2017 Në ora: 00:34
Tom Petty, Paul McCartney dhe Ringo Starr

Dy yjet e The Beatles, Paul McCartney dhe Ringo Starr kanë nderuar të ndjerin Tom Petty.

Ikona e rokut, Petty, pësoi sulm në zemër të dielën në shtëpinë e tij në Kaliforni dhe vdiq një ditë më vonë në spital në moshën 66 vjeçare.

Për vdekjen e tij shkroi McCartney në Twitter, e pas tij edhe Ringo Starr.

“Dërgoj dashuri për Tom Pettyn dhe familjen e tij në këtë kohë të vështirë”, shkroi McCartney.

“I dashur Tom, shumë i pikëlluar kur dëgjova për vdekjen e tij. Çfarë njeriu i dashur, inteligjent dhe i talentuar që ishte. Dashuri për familjen e tij”, vazhdoi ai.

“Zot bekoje Tom Petty, paqe dhe dashuri për familjen e tij. Jam i sigurt që do të më mungosh Tom”, shkroi Ringo Starr në anën tjetër.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat