I këndojnë trojeve shqiptare! “Një zemër” publikohet nga Shkurte Fejza dhe Kastriot Tusha

Muzikë

I këndojnë trojeve shqiptare! “Një zemër” publikohet nga Shkurte Fejza dhe Kastriot Tusha

Më: 2 shkurt 2018 Në ora: 20:02
Kastriot Tusha dhe Shkurte Fejza

Ditë më parë ishte paralajmëruar një duet mes Kastriot Tushës dhe Shkurte Fejzës.

Dyshja sapo kanë publikuar duetin me titull “Një zemër” që vjen për nderë të 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Kësaj kënge Shkurte Fejza dhe Kastriot Tusha ia kanë shoqëruar edhe videoklipin e që është realizuar në mënyrë shumë të veçantë ku janë përfshirë pjesë të ndryshme të trojeve shqiptare dhe monumente kulturore-historike.

Për tekstin e kësaj kënge është përkujdesur Faruk Tasholli, muzikën dhe orkestrimin e ka bërë Edmond Zhulali, ndërsa producent është Hajrush Behluli.

Më poshtë mund ta dëgjoni “Një zemër” nga Kastrioti dhe Shkurta.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat