Veliaj, thirrje shqiptarëve të mbështesin Bushpepën në Eurovizion

Muzikë

Veliaj, thirrje shqiptarëve të mbështesin Bushpepën në Eurovizion

Më: 1 prill 2018 Në ora: 10:02
Eugent Bushpepa

Eugent Bushpepa është këngëtari që do të përfaqësojë vendin tonë në Eurovision Song Contest 2018, që do të mbahet në Lisbonë të Portugalisë në datat 08 – 12 maj. Ai ka publikuar tashmë edhe klipin zyrtar të këngës “Mall”, që do të jetë kënga përfaqësuese në këtë garë kaq të rëndësishëm muzikor.

Duket se një nga fansat më të zjarrtë të Eugentit është Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Teksa ka postuar klipin e ri të këngës që do na përfaqësojë në arenën e muzikës europiane, kryebashkiaku Veliaj kërkon mbështetjen edhe të publikut shqiptar për një nga artistët më të mirë të viteve të fundit.

“Të mbështesim të gjithë Eugent Bushpepën për Eurovision Song Contest 2018! Një super artist që e duam fort, me një super këngë dhe super klip! Forca! Kur jemi bashkë, bëjmë gjëra të pamundura”, shkruan Veliaj.

Në klipin e kësaj kënge spikasin motivet shqiptare, xhubleta, daullja, fustanella si një përfaqësim të të gjitha krahinave të vendit tonë.

“Mall” ishte kënga që triumfoi në festivalin e 56-të të RTSH-së dhe që automatikisht u zgjodh si materiali muzikor prezantues i Shqipërisë në festivalin europian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat