Reperi Kendrick Lamar ka fituar Çmimin Pulitzer për muzikë me albumin “DAMN”. Kjo është hera e parë që një projekt muzikor i cili nuk është klasik apo xhaz që fiton këtë çmim.
Bordi i Pulitzer e ka vlerësuar këtë album si një punë që përfaqëson kompleksitetin e jetës së afro-amerikanëve. Lamar ka marrë lëvdata për përmbajtjen tekstuale, performancë të mahnitshme, si dhe miksimin e muzikës hip-hop me xhaz, soul, funk dhe melodi afrikane.
Albumet e tij “good kid, m.A.A.d city,” ″To Pimp a Butterfly” dhe “DAMN.”, janë shndërruar në punime arti, ku Lamar ka shkruar këngë në të cilat adreson jetën rrugëve, brutalitetin e policisë, problemet e personave me ngjyrë, mbijetesën dhe vlerat personale.
Stili i tij i ka ndihmuar që të shndërrohet në zërin e kësaj gjenerate, në një lider të muzikës hip-hop, si dhe ka arritur tek një audience e gjerë.