Kori Siparantum me një tjetër koncert në Pejë

Muzikë

Kori Siparantum me një tjetër koncert në Pejë

Më: 31 maj 2018 Në ora: 06:20
Kori Siparantum

Kori Siparantum sonte (e enjte, 31 Maj) do të paraqitët në festivalin ndërkombëtar të muzikës “ReMusica” në mbrëmjen dedikuar muzikës shqiptare, mbrëmje që i dedikohet kompozitorëve dhe interpretëve shqiptarë. Kori do të paraqitët në pjesën e tretë të programit me ç’rast do të paraqitet me vepra të kompozitorëve kosovarë, Mendi Mengjiqi, Kreshnik Aliçkaj, Dafina Zeqiri dhe Memli Kelmendi.

Ndërsa të dielën me 3 qershor duke filluar nga ora 21:00 në Kino Jusuf Gërvalla, kori paraqitet me një program kolosal pranë publikut pejanë, koncert që mbahet me qëllim të përkrahjes së korit për koncertet tjera ndërkombëtare, udhëtimet e radhës gjatë këtij sezoni koncertal.

“ Na është kërkuar që të kemi përseri edhe një koncert në Pejë,  edhe pse këto muaj ishin të lodhshme me shumë koncerte brenda dhe jashtë vendit, u dakorduam të bëjmë një gjë të tillë, besoj që publiku do të kënaqët edhe kësaj radhe me ne. Kësaj radhe do të ofrojmë një program shumë më atraktiv, prandaj edhe programin nuk do të shpalosim gjerë në koncert”, u shpreh Memli Kelmendi, dirigjent i korit.

Kujtojmë që kori javë më pare ka qenë pjesëmarrës dhe është prezentuar me shumë sukses në festivalin ndëkombëtar të koreve botërore “Nanxy Voix Du Monde 2018” që është mbajtur në Nancy, Francë, me ç’rast Kosova është paraqitur për here të pare në këtë festival në mesin e 12 shteteve nga mbarë bota.

Image
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat