Kush na ka ardhur në Vlorë?
Kont i këngës me kurorë!
Princ i muzikës së lehtë,
mori qiejt, çau retë.
Me zërin - magji hyjnore,
Lavdinë ka marrë për dore…
Nga “Felicità” e tija
Ndizen çiftet dhe rinia.
Nga Italia ka ardhë
Zemërzjarr e faqebardhë.
Ka ardhur nga Italia,
Për të Vlora ësht’ e tija.
Është banor i qytetit,
Rruazë e dinjitetit.
Ka ardh’ të festojë ditëlindjen
Vlorën e do me gjith’ bindjen.
Shtatëdhjet’ e pesë vjeç mbushi
Albano Karriz - syrrushi…
Urim të pastër si bora,
Për Al Banon këndon Vlora:
Al Bano, o mik gëzuar!
O këng’ e paperënduar!