“Muzika brenda meje erdhi natyrshëm”

Muzikë

“Muzika brenda meje erdhi natyrshëm”

Nga: Gëzim Loka Më: 3 gusht 2018 Në ora: 20:04
Hata Presli

Elvis Hata, 20 vjeç nuk vjen nga ndonjë shkollë muzike, por nga shkolla e pasionit për rreth këngën, e cila e ka çuar në rrugëtimin e tij drejt artit. Ai e konsidron muzikën si artin e komunikimit masiv emeocional, që buron nga shpirti dhe derdhet në mijëra tinguj e nota, në ujëvarën e së bukurës. I lindur dhe i rritur në Dibër, ai e ka bërë këngën moto të jetës së tij.

Repi është gjinia e tij e preferuar muzikore, ku ka derdhurtalentin e tij dhe ndonëse nuk ka veçse pak kohë që ka hyrë në këtë rrugë, ia ka dalë të krijojë individualitetin e tij artistic.

Elvisi karakterizohet nga një zotërim që i bën objektit muzikor, këngës, melodisë, tekstit, duke i shkrirë në një, në ansamblin e një këngëtari me botë të ndezur shpirtërore, i cili këndën e quan kryepasionin e jetës së tij ende të re.

-Çfarë është arti për ju?

-Arti është një alternativë që e vështron botën ndryshe, një qasje e epërme ndaj realitetit ekzistues, me anë të dritë-hijeve, tingujve, vijës melodike, linjave, ngjyrave etj. Është një realitet i transfiguruar që përftohet nga një botë emocionesh të forta.

-Po muzika?

-Muzika është arti i dashurisë, që buron nga shpirti dhe derdhet në mijëra tinguj e nota, në ujëvarën e së bukurës. Është një joshje e papërballueshme që lind bashkë me njeriun, si një nevojë për të përftuar të bukurën dhe të magjishmen me anë të tingujve dhe vijës melodike.

-Repi, çfarë ju shty drejt tij dhe çfarë përfaqëson ai në raport me zhanret e tjera muzikore?

-Repi është arti muzikor i thyerjes së traditës dhe skemave bardhë e zi. Ndryshe mund të quhet arti muzikor i rebelimit. Për një repist janë të huaja klishetë dhe moralizimet, pasi vetëdija e tij muzikore është e mbushur me një rebelim të brendshëm kundër ndalsave dhe mureve, çfarë është një mënyrë për t’u çliruar nga filtrat dhe paragjykimet.

-Si hytë në rrugën e këngës dhe të muzikës?

-Unë kam lindur në Dibër, në një trevë, ku natyra dehëse e një panorama mbresëlënëse këndon ditë e natë; këndojnë drurët, ujëvarat, bari në lëndina, zogjtë dhe shpendët, që nuk gjenden në asnjë vend tjetër të Evropës. Këndojnë çobanët në kullota e stane, shoqëruar me fyej dhe vegla të tjera muzikore naturale, etj. Pra muzika në këto treva është një bashkëshoqëruese e jetës së njeriut, është pjesë e identitetit të tij natyror.

Kështuqë në një realitet të tillë kënga dhe muzika kanë ardhur natyrshëm tek unë. Në një moment e kuptova se nuk mund të rrija pa e derdhur atë llavën e brendshme të shpirtit në tinguj e melodi dhe hyra në rrugën e artit muzikor.

-Kush kanë qenë mësuesit tuaj të parë?

-Emri im artistik është Hata Presli. Kjo lidhet me atë që unë e konsideroj baba të artit modern muzikor dhe një ikonë të të gjitha kohërave, Elvis Preslin.pra, mësuesi im i parë kanë qenë Elvis Presli. Këngët e tij janë magjijime, që më kanë hapur horizontin dhe më kanë frymëuar për të kënduar…Nga këngëtarët shqiptarë idhujt e mi janë të mirënjohurat Rita Ora, Due Lipa, Noisi, këngëtarë të spiktur të krejt botës shqiptare. Ata dhe të tjerë që prodhojnë sot vlera në tregun muziokor i konsideroj modele të intepretimit të këngës modern e në këtë kaudër dhe të repit.

-Sa vend zë Dibra në repertorin e këngëve tuaja?

-Dibra është për mua Edeni mrekullor dhe “toka e premtuar” ku shkojnë të gjitha dashuritë e mia e në këtë kaudër edhe dashuria për muzikën.Të lindësh dhe të rritesh atje, mes lëndinave që fëshfërijnë dhe krojeve ujëftohtë që akullojnë, duke ndjekur meloditë sharmante dhe gjithë freski të ahishteve që fëshfërijnë, është një favor që jo gjithkush mund ta ketë. Prandaj Dibra, edhe kur nuk flitet për të, është e pranishme gjithmonë në këngët e mia.

Realizimi më i fundit, “Dibra City” është një përkushtim për Dibrën, për gjithçka që ka të bëjë me rrënjët dhe degët e saj, me mitin dhe historinë, me të prekshmet dhe të panjohurat e kësaj treve kaq të veçantë të shqiptarisë.

Është një mesazh gjithëkohor për të gjithë brezat, sidomos për brezin tonë të njëzetvjeçarëve, që kudo të shkojmë, në çdo cep të këtij dheu e të kësaj bote, të kthehemi aty ku kemi rrënjët dhe farën, pragun e kullës dhe gurin e varrit, ku kemi rrënjët dhe gjenzën tonë.

-Cila është kënga juaj e parë dhe si ka vijuar më tej debutimi juaj si repist?

-Kënga “Loti”. Është një frymëzim përkushtues dedikuar plagëvve të mërgimit, që janë rrugët e humbjes së rinisë shqiptare në hapësira mungese dhe malli. Kam debutuar më tej me disa këngë të tjera si “Guci”, “S’je si unë”, “Shqipet e Magdeburgut”,“sa më mungon” në bashkëpunim me këngëtaren e njohur Gloria Xhomaqi etj

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat