Zyrtare, “Eurovision 2019” do të organizohet në Izrael

Muzikë

Zyrtare, “Eurovision 2019” do të organizohet në Izrael

Më: 16 gusht 2018 Në ora: 15:43
Netta

Tashmë është zyrtarizuar se 'Eurovision 2019' do të organizohet në Izrael.

Një situatë aspak e këndshme është krijuar ditët e fundit ku Unioni i Transmetimit që ka marrë detyrën e përgatitjes së eventit për vitin e ardhshëm nuk ka arritur të sigurojë nga thesari i shtetit 12 milionë euro si garanci që duhet paguar ndaj EBU, organizatorit të ESC.Mirëpo problemi tashmë po konsiderohet i zgjidhur.

Ministria e Financave të Izraelit ka refuzuar lëvrimin e shumës për organizimin e eventit, duke bërë që IPBC të arrijë një marrëveshje me një bankë për marrjen e një kredie në shumën e  kërkuar e cila duhet të paguhet sa më parë në llogarinë e European  Broadcasting Union.

Netta Barzilai vitin e kaluar përfaqësoi Izraelin me këngën ‘Toy’ tekst i cili flet për ngacmimet seksuale. Vitin e kaluar ky format i spektaklit u mbajt ë Lisbonë ndërsa tani pasi është gjetur shuma e kërkuar dhe mosëmarëveshja është zgjidhur, izraelitët mund të flenë të qetë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat