Arti në zi! Këngëtarja e njohur bën vetëvrasje

Muzikë

Arti në zi! Këngëtarja e njohur bën vetëvrasje

Më: 17 gusht 2018 Në ora: 18:44
Ilustrim

Vokalistja e grupit "Huntress", Jill Janus ka vdekur në moshën 43 vjeç.

Në një deklaratë të grupit të saj në faqen e tyre në Facebook, thuhet se ajo ka bërë vetëvrasje, të martën, shkruan BBC news.

Grupi tha se ajo po vuante prej sëmundjes mendore tash e një kohë të gjatë, por po shpresonte ta kalonte këtë gjendje.

Në deklaratën e grupit ndër të tjera shkruan “Zemrat tona janë thyer, ajo do të na mungojë më shumë sesa që do ta kishte menduar ndonjëherë”.

Grupi u formua në vitin 2010, ata kanë lansuar tre albume dhe po përgatisnin të katërtin.

Ajo ishte diagnostikuar me fazë të hershme të kancerit në mitër gjatë vitit 2015.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat