Mijëra persona pritet të bëjnë homazhe për Aretha Franklin

Muzikë

Mijëra persona pritet të bëjnë homazhe për Aretha Franklin

Më: 28 gusht 2018 Në ora: 20:01
Pamje nga vendi i homazheve në Detroit

Mijëra persona pritet të bëjnë homazhe për Mbretëreshën e muzikës Soul, Aretha Franklin, e cila ka vdekur gati dy javë më parë.

Trupi i këngëtares së ndjerë do të qëndrojë për dy ditë në muzeun afrikano-amerikan, Charles H Wright në vendlindjen e saj, Detroit.

Ceremonia e funeralit për Franklin është planifikuar të premten.

Detroiti, i cilësuar si shtëpi e muzikës soul është duke trajtuar vdekjen e Franklin si shuarje të ndonjë anëtari të familjes mbretërore.

Në ceremoninë e funeralit do të jenë pjesëmarrës vetëm anëtarë të ngushtë të familjes, ndonëse, Chaka Khan, Jennifer Hudson dhe Stevie Wonder janë në mesin e këngëtarëve që do të këndojnë atë ditë.

Ish-presidenti, Bill Clinton do të jetë në mesin e folësve në këtë ceremoni.

Aretha, e konsideruar inspirim për dhjetëra këngëtarë e persona të tjerë do të varrohet në varrezat Woodlawn.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat