Vëllezërit Mrijaj këngë për dëshmorin e lirisë Leonard D. Palucaj

Muzikë

Vëllezërit Mrijaj këngë për dëshmorin e lirisë Leonard D. Palucaj

Nga: Lekë Mrijaj Më: 29 gusht 2018 Në ora: 00:17
Vëllezërit Mrijaj nga Lugu i Drinit-Klinës, ditë me parë nxorën këngën e tyre me të re rapsodike dedikuar dëshmorit të lirisë Leonard D. Palucaj

Këngët e lavdishme heroike për UÇK-në kanë një rëndësi të veçantë, që do të thotë se vetë ato e ruajnë dhe i pasurojnë këngët e heroizmit dhe të trimërisë sonë. Këngët e lirisë, ato më të bukurat, përjetësohen në kujtesën tonë popullore tamam si një lapidar artistik që u inaugurohet trimave dhe luftëtarëve të pavdekshëm të lirisë. Të tilla përmendore do të jetojnë perjetë e mot dhe do të mbetet pjesë e historisë sonë të lavdishme për t’u rritur brez pas brezi në krijimtarinë tonë artistike e kulturore.

Andaj Rapsodët e Folklorit Shqiptar Vëllezërit Mrijaj nga Lugu i Drinit të Klinës, ditë me parë nxorën këngën e tyre me të re rapsodike dedikuar deshmorit të lirisë Leonard D. Palucaj dhe bashkëluftëtarve të tij Ambroz (veteran dhe invalid i luftës së UÇK-së),dhe Luig Palucaj (veteran i UÇK-së), të cilët ishin pjesë aktive në njësitet e rregullta ushtarake të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës “Brigada 138 - Agim Ramadani”.  Leonardi, si pjesë e kësaj elite ushtarake ra heroikisht në Altarin e Lirisë në kufirin shqiptaro - shqiptar tek “Rrasa e Zogut”, në Koshare, më 19 prill të vitit 1999.  

Rapsodët ”Vëllezërit Mrijaj”, thonë se nuk ka qenë aq e lehtë trajtimi i një teme të tillë e kaq komplekse, gjë që ka të bëjë me luftëtarët dhe deshmorët e kombit të luftës së fundit që do të thotë se sipas tyre kjo këngë e cila edhe emocionalisht është interpretuar ka zënë vend në trojet tona arbërore. Këngë e cila është e gërshetuar në formën më burimore dhe më origjinale rapsodike në mesin e traditave të shqiptarëve. Kënga për Dëshmorin e Atdheut Leonard D. Palucaj, është me një tekst origjinal i shkruar mirë me kompozim origjinal e aranzhman të bazuar në folklorin e kësaj ane – Lugut të Drinit, e cila është përcjellur më mënyrë të shkëlqyer nga mjeshtrit e folklorit shqiptar - rapsodët:  Mëhill Mrijaj, sharki : Gjevalin Mrijaj, violin: Avni Begi Sholli, teksti dhe muzika “Vëllezerit Mrijaj”, incizimi dhe miximi: Avni Begi Sholli, video incizmi : Xhem Buçi, arazhmani në Shkup. Siq mesohemi nga Vëllezërit Mrijaj, kjo këngë është xhiruar në Studion “Avni Begisholli” në Gjermani.

Ia vlenë të thuhet se z. Gjergj Palucaj, që është kushëri i gjakut të Palucaj-ve nga Tirana, tha se: “Si sot mbaj mend ditën kur erdhi lajmi i rënies në altarin e lirisë të Leonardit të Bacës Dedë. Kushërinjët e mi të gjakut – Palucajt e Kosovës, derdhën shumë gjak për lirinë e Kosovës, me dy deshmorë të vrarë si dhe një të plagosur në betejën e Kosharës. U vranë deshmorët Pal dhe Leonard Palucaj , si dhe u plagos ushtari UÇK-së, Ambrozi i Galanit, qe për fat të keq Galani, babai i këtij luftëtari iku në amshim para kohe. Kosova do rrojë nder shekuj. Lavdi të perjetshme deshmorëve që na e falën lirinë”, tha në fund të fjalës së tij z.Gj. Palucaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat