Grupi "Elita 5" koncert madhështor për 30 vjetorin e krijimit tek Amfiteatri i Tiranës

Muzikë

Grupi "Elita 5" koncert madhështor për 30 vjetorin e krijimit tek Amfiteatri i Tiranës

Më: 30 gusht 2018 Në ora: 07:49
Grupi "Elita 5"

Skena e re e Amfiteatrit të Tiranës do të ndizet më fort se kurrë me fillimin e shtatorit. 

Gjatë gjithë muajve qershor - gusht amfiteatri i kryeqytet nuk ka ndalur për asnjë moment koncertet dhe aktivitet me artistë shqiptarë dhe të huaj, por radha tashmë është e legjendave, Elita5.

Grupi "Elita 5" do të zbresë në Amfiteatrin e Tiranës për të festuar 30-vjetorin e krijimit të grupit por dhe prezantimin e albumit më të ri, “Tornado”.

“Legjendat zbresin në Amfiteatrin e Tiranës...

Më 7 Shtator në ora 20:00, festojmë së bashku 30-vjetorin e krijimit të grupit dhe prezantimin e albumit më të ri në një super koncert në qiell të hapur”, njofton Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionionit. 

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat