Dren Abazi, “Mbreti i natës”; Rikthehet në një koncert te Amfitetari

Muzikë

Dren Abazi, “Mbreti i natës”; Rikthehet në një koncert te Amfitetari

Më: 23 shtator 2018 Në ora: 16:42
Dren Abazi

Nuk ka më evente vec për klubet e natës. Dren Abazi vjen në Tiranë si “Mbreti i Natës”, në një koncert të madh në Amfiteatrin e Liqenit, që pas dhjetorit te shkuar kur ishte “Mes Yjesh” në një dekadë karrierë të festuar në Tiranë. Sepse ai asnjëherë nuk e ka fshehur sa shumë e do publikun e kryeqytetit.

“Po dhjetori ishte një koncert me një koncept tjetër. Ishte 10 vjetori im dhe ishte një jubile. Ndërsa kjo është një rast që nuk vjen shpesh me lujt në një vend kaq të bukur dhe kaq magjik”, tha Dren Abazi, kantautor.

Çfarë do të dëgjojmë?

“Best of. Do të bëjmë më të mirën. unë edhe grupi do të luajmë me një grup të madh. Do të jemi 15 veta. këtë variant e kanë vetëm koncertet e mëdhaja. Sepse është e pamundshme të luajmë në klube, në vendin tonë me 14 veta. Do jetë përafërsisht dy orë program. Albumi “Mes Yjesh”, edhe albumi para ‘After party” dhe këngë këto 10 vitet e fundit”, -përgjigjet kantautori.

Të enjten, më 27 shtator Dren Abazi dhe Zig Zag orkestra do të vijnë jo vetëm me 15 hite dhe 15 dashuri, por me tinguj të paharrueshëm mes yjesh e natën.

“Si po shkojnë përgatitjet e fundit? Mirë shumë. Kam fatin që kam një staf shumë të madh njerëzish që merren me organizimin e këtij koncerti dhe kjo po më ndihmon shumë. Është një vend shumë i bukur dhe besoj edhe koncerti do të jetë shumë i mirë”, shprehet Dren Abazi.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat