Haradinaj dhe tenori Lahaj flasin për sallën koncentrale

Muzikë

Haradinaj dhe tenori Lahaj flasin për sallën koncentrale

Më: 15 tetor 2018 Në ora: 10:59
Ramush Haradinaj ka takuar tenorin shqiptar me famë botërore, Ramë Lahaj

Kryeministri Ramush Haradinaj ka takuar tenorin shqiptar me famë botërore, Ramë Lahaj. Në takim është biseduar edhe për ndërtimin e sallës koncentrale.

“Tenori prestigjioz, Ramë Lahaj, përpos që ka arritur majat personale të suksesit, ka lartësuar emrin e Kosovës në qendrat më të njohura kulturore në botë. Kënaqësi e veçantë të flisnim për angazhimin e tij të madh, ruajtjen dhe avancimin e vlerave kulturore dhe të këmbenim mendime rreth ndërtimit të sallës koncertale, e cila do të jetë strehë ku artistët do t’i shpalosin veprat e tyre”, ka shkruar Haradinaj.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat