Kënga popullore duhet të mbrohet nga erozioni ritmik dhe melodik që po i bëhet

Muzikë

Kënga popullore duhet të mbrohet nga erozioni ritmik dhe melodik që po i bëhet

Nga: Valdet Hysenaj Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 09:59
Foto nga festivali

Ditë më parë, në teatrin e qytetit “Istref Begolli” në Pejë, para qindra artdashësve, kompozitorëve, këngëtarëve, mysafirëve të shumtë, në një atmosferë kremtjeje të rrallë, është mbajtur: 

Festivali i parë i këngës popullore të kompozuar “Peja 2018” Përshëndetja e spektatorëve dhe telespektatorëve nga moderatorët: Eli Murtezaj dhe Valdet Hysenaj shënoi nismën e Festivalit të parë të këngës popullore të kompozuar , “Peja 2018”, organizuar nga veterani i muzikës prof. Vesel Zeka, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës.

Moderatori Hysenaj, që në nismë, ndër të tjera tha:

Festivali i sontëm është revyal, jo konkurrues dhe ka për qëllim prezantimin e vlerave muzikore të krijuara mbi bazën e kritereve profesionale.

Qyteti i Pejës si gjithherë, edhe sonte në këtë Festival paraqitet me koncepte përparimtare, me kthimin e shumëpritur në vlerat e vërteta të këngës popullore me kompozim, pa huazime, pasi këngët popullore, jo vetëm në qytetin e Pejës,  i kemi pasur dhe i kemi margaritarë të traditës sonë popullore, vlera këto që burojnë nga thellësia e shpirtit dhe thellësia e shekujve.

Ndërsa organizatori prof. Vesel Zeka, duke bërë hapjen solmene të festivalit shtoi:

Sonte po fillojme me një ngjarje të re, me Festivalin e këngës së kompozuar, që i ka munguar qytetit tonë, e filluam Festivalin e këngës popollore me kompozim nga arsye se kënga popullore doli nga shpirti i popullit, ajo e shoqëroi atë gjatë gjtihë zhvillimit historik të tij, ajo ishte gëzimi, ishte dhimbja por ishte  edhe krenaria e tij, kënga popullore ishte arkiv memorial në të cilën ruheshin ngjarjet më të rëndësishme në jetën tonë, ishte, mbeti dhe do të jetë identiteti i kombit tone.  Janë këto disa nga vlerat bazuar në rolin dhe rëndësinë që kishte kënga popullore në të kaluarën historike, e cila rrëfen  për dekadat e popullit tonë.  Kënga popullore, bazuar në këto vlera, konsiderojmë se duhet të ruhet, duhet të mbrohet, nga erozioni ritmik e melodik që po i bëhet tani e tri dekada me radhë, ajo jo vetëm që duhet të mbrohet, në origjinalitetin e saj, në vlerën e saj që ka, por ajo duhet edhe të krijohet në mënyrë sistematike, që të shtohet fondi i këngëve tona popullore, të krijohen mbi bazën e kritereve profesionale, për tu bërë ballë, dhe të ketë konkurrencë të denjë, por edhe luftë të ashpërndaj  shokut dhe kiçit që është prezent në muzikën tonë popullore, ndaj na duhen festivalet, sepse festivalet janë forma me të cilat inicohet por edhe realizohet krijimtaria e mirëfilltë e këngëve tona popullore, një festival  i tillë është ky, i sontmi, i cili ka për qëllim po këtë synim, andaj e hapi Festivalin e këngës popullore të kompozuar, “Peja 2018”

Duke falënderuar organizatorin moderatotët Murtezaj dhe Hysenaj vazhduan me shpalosjen e programit:

Kënga : Kujtimi që therë

Teksti: Hivzi Krasniqi

Muzika: Nexhat Macula

Aranzhimi: Faton Dulaku

 Këndon: Petrit Karaçica

Kënga : Më ke thanë

Teksti:  Ismet Dema

Melodia dhe orkestrimi: Arian Demaj

Këndon: Qëndresa Demaj

Kënga : Vargje e nota

Teksti: Xhevat Kelmendi

Muzika: Xhevat Kelmendi

Orkestrimi: Memli Kelmendi

Këndon: Xhevat Kelmendi

Kënga : Zemrën falma ti

Teksti:  Elvir Gashi

Muzika dhe aranzhimi: Genc Hyseni

Këndon: Kreshnik Gruda

Kënga : Sonte do të këndoj

Teksti:  Elvir Gashi

Muzika dhe aranzhimi: Genc Hyseni

Këndon: Edita Berisha

Kënga : Kjo dashni na mbyti

Teksti:  Besim Bunjaku

Muzika: Burim Krasniqi dhe aranzhimi: Burim Krasniqi

Këndon: Resmije Krasniqi

Para se të vazhdohej me pjesën e dytë të Festivalit u përshëndetën ata që me ndihmesën e tyre mundësuan mbajtjen e këtij Festivali:

Sponsorët gjeneralë: Ministrinë e Kulturës, Rinosë dhe Sportit të Republikës së Kosovës dhe  RadioTelevizionin e Kosovës

Kuvendin komunal të Pejës
Kuvendin komunal të Deçanit

Elkos Grup në Pejë,

Sallonin e bukurisë “Eli”

Radio Pejën

EGI Grup

 Koorporatën “Dukagjini”,

 Koha 3

Sallonin e bukurisë Ajshe Syla në Gjakovë

Bujar Lajqin nga Gjermania etj.

Kënga : Dritë e shpirtit tim

Teksti:  Emin Emini

Muzika: Fahri Beqiri

Orkestrimi: Valton Beqiri

Këndon: Fjoralba Syla

Kënga : Datë në kalendar

Teksti:  Arianit Lukaj

Muzika dhe orkestrimi: Memli Kelmendi

Këndon: Arianit Lukaj

Kënga Kënga : Në krahët e këngës

Teksti:  Emin Emini

Muzika: Valton Beqiri

Orkestrimi: Valton Beqiri

Këndon: Leotrim Gërvalla

Këngë për bashkimin kombëtar

Teksti: Besim Lokaj

Muzika dhe aranzhimi: Eli Balili

Këndon dueti: Alfred Mersini – Besim Lokaj

Këtë Festival e kishte nderuar me pjesëmarrje këngëtarja e mirënjohur Mira Janji, e cila para publikut është paraqitur mijëra herë, që nga fëmijëria, në festivale e koncerte, pjesëmarrëse e përhershme me Akademinë e Arteve në vende të ndryshme që nga Franca, Gjermania, Italia, Austria e deri në Australi, zëri i së cilës u mirëprit nga të pranishmit.

Në fund, organizatori ka shpërndarë mirënjohje për këngëtarët dhe kompozitorët, mirënjohje të të cilat i ndau stilistja gjakovare Ajshe Syla

Në përmbyllje moderatori Hysenaj shtoi:

Ky Festival sonte shënoi një kthesë për thesarin tonë, për këngën popullore, e cila dita - ditës po venitet, prandaj besojmë  se vazhdimësia do të jetë më e mirë për vetë faktin se sonte na la shije të mirë qoftë të muzikantëve, kompozitorëve, orkestruesve, tekstshkruesve, por edhe të publikut dhe se ky Festival do të kthehet në traditë, me qëlllim të ruajtjes së këtyre thesareve të trashëgimisë sonë kulturore dhe këtyre vlerave të mirëfillta qytetare.

Kurse moderatorja Murtezaj vazhdoi: Shpresojmë se sonte u kënaqët me këtë gërshetim kaq të mrekullueshëm dhe original brezash krijuesish e interpretuesish, me këto vlera të padiskutueshme, që gjithsesi Ju shtuan fondit të këngës popullore dhe asaj të kultivuar shqiptare, e sigurisht subjekt mbetet dashuria e përjetshme e krijuesve për qytetet e tyre e në veçanti qytetin pitoresk rrëzë Alpeve tona -Pejën.

Krejt në fund moderator Hysenaj falënderoi artdashësit për prezencen e tyre dhe për nderimin që u bënë  shijeve tona muzikore, duke nderuar kështu muzikën e vërtetë popullore qytetare shqiptare.

Image
Image
commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat