Tingujt e Beethoven nga violinisti Tedi Papavrami

Muzikë

Tingujt e Beethoven nga violinisti Tedi Papavrami

Më: 4 nëntor 2018 Në ora: 14:57
Tedi Papavrami

Tedi Papavrami u rikthye mbrëmjen e djeshme për publikun kryeqytetas në sallën e Qendrës Kulturore të Katedrales Orthodokse.

Papavrami së bashku me pianistin Francois Frederic Guy, solli të gjallë tingujt e sonatave më të njohura të Ludwig van Beethoven.

Dy muzikantët e njohur interpretuan sonanat për violinë dhe piano të Ludvwig Van Bethoven, Sonatën e parë, të katërt, të pestë dhe të gjashtë.

Drejtori artistik i koncertit, Vlorent Xhafaj, e përcaktoi shfaqjen më herët si një nga koncertet muzikorë më të veçantë të këtij viti.

Koncerti i kësaj të shtune ishte vetëm fillimi i një projekti tre vjeçar, i cili do të sjellë në Shqipëri pianistët, violinistët e muzikantët më të njohur të gjithë Evropës.

Projekti mbështetet mbi kryeveprat e kompozitorëve më të mëdhenj të muzikës klasike duke filluar nga Beethoven, Shopen dhe Mozart.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat