Këtë vit shënohet 50 vjetori i albumit më të famshëm të “The Beatles”-ave

Muzikë

Këtë vit shënohet 50 vjetori i albumit më të famshëm të “The Beatles”-ave

Më: 25 nëntor 2018 Në ora: 08:07
Bendi i njohur “The Beatles”

Bendi i njohur “The Beatles”, këtë vit festojnë 50-vjetorin e albumit të tyre të famshëm - “White”.

Stili i grupit anglez ndikoi në publik, duke u shpërhapur dhe duke u kthyer gjithashtu në mënyrë jetese.

Plot 50 vite më parë, kur disku doli në shitje, ishte një kryevepër absolute e historisë së zhanrit “Rock”. Një album i pasur, kompleks, kaotik dhe befasues, që shënjoi edhe fillimin e fundit të historisë së grupit; por hapi gjithashtu fazën e fundit legjendare të prodhimit të tyre me këngët e famshme: “Abbey Road” dhe “Let It Be”.

Viti 1968 për “The Beatles”-at nisi në Indi, me udhëtimin historik në Rishikesh, i kryer nën shtysën e George Harrisonit. Ai udhëtim frymëzoi një gjeneratë të tërë për t’u interesuar për muzikën, kulturën, fetë orientale dhe spiritualizmin lindor.

Bëhej fjalë për një botë, që nga ajo periudhë u bë familjare për një pjesë të madhe të Perëndimit, që nuk i kishte konsideruar kurrë mjaftueshëm nuancat muzikore të lindjes.

Albumi përmban një përzierje mes Popit, muzikës akustike dhe asaj elektrike, spiritualitetit dhe politikës, ëmbëlsisë dhe nervozizmit, Rockut dhe zhanrit Psychedelik.

Pas 50 vite ende e gjejmë veten duke e festuar, jo vetëm historinë e tyre, por edhe aktualitetin e jashtëzakonshëm të muzikës Beatlesiane.

Një çështje që ende edhe sot habit, emocionon dhe argëton. Historia e karrierës së 4 miqve, që lëvizën nga periferia e Liverpoolit të “armatosur” me kitara dhe bateri, për të pushtuar botën me muzikën e tyre, duke arritur të bëhen në fare pak kohë, bendi me suksesin më të madh në planet.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat