Gjenden mbetjet e kuajve të mbytur nga shpërthimi vullkanik në Pompei

Ndryshe

Gjenden mbetjet e kuajve të mbytur nga shpërthimi vullkanik në Pompei

Më: 23 dhjetor 2018 Në ora: 21:47
Foto

Arkeologët gjetën mbetjet e ngurtësuara të kuajve në stallat e vilës së lashtë në periferi të Pompeit.

Drejtori i Parkut Arkeologjik të Pompei, Masimo Osana,  tha për agjencinë italiane të lajmeve ANSA, se vila i përkiste një zyrtari të lartë ushtarak romak, ndoshta edhe gjeneralit.

Ai shtoi se janë gjetur mbetjet e të paktën tre kuajve, raporton AP.

Pompei u shkatërrua gjatë shpërthimit të vullkanit të Vezuvit në vitin 79, dhe Osana mendon se kuajt janë vrarë për shkak të hirit vullkanik ose avullit të nxehtë.

Osana shpreson se vila do të jetë e hapur për publikun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat