Storiet bizare për 2018: Vret burrin dhe e shërben si ushqim për punëtorët

Ndryshe

Storiet bizare për 2018: Vret burrin dhe e shërben si ushqim për punëtorët

Më: 31 dhjetor 2018 Në ora: 12:53
Ilustrim

Sikur edhe viteve të kaluara, edhe këtë vit që po mëmë pas ndodhën shumë gjëra nga më të çuditshme.

Gruaja vret të dashurin dhe pastaj e gatuan

Kur machaboos (ushqim tradicional me oriz dhe mish)  iu ofrua punëtorëve pakistanezë në Emiratet e Bashkuara Arabe, ata as nuk mund të thoshin se përbërësi unik i kësaj pjate është mishi i njeriut.

Në fakt, një grua 30-vjeçare më vonë pranoi se kishte vrarë të dashurin e saj, trupin e të cilit më pas e kishte prerë për ta bërë ushqim për punëtorët e ndërtimit.

Rrokaqielli kinez që ngjason në organet gjenitale të mashkullit 

Qendra e medias e vendosur në Kinën juglindore është përqeshur me ditë të tëra në rrjetet sociale, pasi iu ngjasonte gjenitaleve mashkullore. Dy vjet ishin të nevojshme për të ndërtuar këtë ndërtesë, megjithatë, publiku e përqeshi menjëherë pas përfundimit të punimeve.

Birra nga bakteret vagjinale 

Kompania polake ka prodhuar një pije të re. Kjo birrë është bërë nga bakteret vagjinale të modeleve të bukura çeke. 

Projekti filloi në 2016, dhe birra në raftet e dyqaneve u shfaq vetëm në 2018. 

Burri kërkoi divorcin për shkak të mungesës së seksit gjatë muajit të mjaltit

Edhe pse besohet se muajt e parë të martesës janë më të vështirat, ka nga ata që ishin aq të padurueshëm sa që divorci u kërkua menjëherë pas muajit të mjaltit. Një burrë nga Emiratet e Bashkuara Arabe prishi muajin e mjaltit dhe u kthye në shtëpi për të kërkuar divorc për shkak të mungesës së seksit. 

Martesa e bretkosave

Shumë media kanë shkruar për martesën e dy bretkosave në Indi. 

Në fakt, sipas besimit, martesa e dy bretkosave përmbush shirat e perëndive, dhe për këtë arsye do të ketë më shumë reshje shiu.

Kufoma e gjallë

Kinezja Chen, pa një konsultim paraprak me mjeku,n dërgoi trupin e bashkëshortit të saj, i cili vuante nga kanceri i stomakut, në morg. Vetëm pasi patologu filloi të përgatisë trupin për ceremoninë e funeralit, njeriu me emrin Hung nisi të lëvizë buzët dhe gishtat.

Prezervativët kinezë janë shumë të vegjël për meshkujt nga Zimbabveja 

Mallrat kineze shiten në tregjet në mbarë botën. Pikërisht, për shkak të këtij prodhimi masiv në publik, është krijuar mos besim kur bëhet fjalë për cilësinë e tyre. Megjithatë, nuk është cilësia e vetme që shqetëson njerëzit e Zimbabvesë. Në fakt, prezervativët e prodhuar nga kinezët janë thjesht shumë të vegjël dhe po kërkojnë t'i rrisin ata.

Dehen në muajin e mjaltit dhe blenë hotelin 

Një çift i ri kishte pirë aq shumë në muajin e mjaltit dhe vendosën të blinin një hotel në Shri Lanka, ku edhe po qëndronin. 

Mjekët nxjerrin çakmakun nga trupi i një burri pas 20 vjetësh 

Gjëja më e çuditshme që ndodhi këtë vit në fushën e mjekësisë është kur mjekët nxorën një çakmak pas 20 vjetësh nga stomaku i një burri. Pasi e nxorën jashtë, mjekët thanë se burri kishte fat që çakmaku nuk kishte arritur në zorrën e trashë, pasi do ta vriste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat