Ishte 17 vjeç kur shiti veshkën për një iPhone 4, zbulon se ka bërë gabimin më të madh të jetës

Ndryshe

Ishte 17 vjeç kur shiti veshkën për një iPhone 4, zbulon se ka bërë gabimin më të madh të jetës

Më: 1 janar 2019 Në ora: 12:14
Ilustrim

Kur në treg hyri gjenerata e smartfonëve “iPhone” teknologjia u duk sikur kishte avancuar shumë dhe njerëzit ishin të etur për ta pasur një iPhone në dorë.

I tillë ishte rasti i kinezit 17-vjeçar Xiao Wang, i cili në vitin 2011 shiti njërën veshkë pa e menduar dy herë vetëm që të blinte një iPhone 4.

Wang mendonte se njëra veshë do t’i mjaftonte për gjithë jetën, por me sa duket para shtatë vitesh ka bërë gabimin më të madh të jetës së tij.

I riu kishte kryer operacionin në një spital të improvizuar dhe në këmbim të veshkës mori 3.202 dollarë.

Megjithatë sipas “Oriental Daily” ambienti në të cilin kreu operacionin nuk ishte i sterilizuar mjaftueshëm dhe plaga iu infektua. Prindërit raportohet se nuk ishin në dijeni të asgjëje derisa adoleshenti u sëmur rëndë nga infeksioni.

Megjithë ndërhyrjet e mjekëve, i riu tashmë në moshën 24-vjeçare duhet ta kalojë jetën me dializë pasi infeksioni i ka prekur edhe veshkën tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat