Asnjëherë mos blini këpucë të përdorura, është e rrezikshme

Ndryshe

Asnjëherë mos blini këpucë të përdorura, është e rrezikshme

Më: 1 janar 2019 Në ora: 16:11
Ilustrim

Edhe pse shkon më lirë, ka disa artikuj që asnjëherë nuk duhen blerë të përdorura.

Kjo jo vetëm për të qenë të pastër, por për të ruajtur veten nga infeksione të ndryshme.
Të brendshmet
Mund t’ju duket mirë që të blini të brendshme ndoshta firmato dhe më lirë, por mos e bëni atë gabim. Në ditët e sotme ka aq shumë mundësi për të blerë lirë, sa ju mund të gjeni të brendshme me një çmim të arsyeshëm, por të papërdorura.

Veshjet sportive 
Kostumet sportive, apo streçet mos i blini asnjëherë të përdorura. Personat që i kanë veshur përpara jush janë stërvitur me ato veshje prandaj, është e rekomandueshme që të blihen të reja.

Kapelet 
E mbani mend herën e fundit që e keni larë kapelen tuaj? Pikërisht. Kapelet në përgjithësi nuk lahen shpesh, prandaj edhe një kapele dyfish e përdorur, sado pak ta ketë përdorur personi tjetër, sërish nuk është e këshillueshme të blihet e përdorur.

Rrobat e banjes
Shpjegimin për rrobat e banjes, e gjeni edhe tek të brendshmet!

Këpucët
Edhe pse mund të mendoni se keni gjetur këpucët që ju përshtaten në bazë të numërit, sërish një këpucë e përdorur nuk do të qëndrojë komode tek ju, pasi format e këmbëve të njerëzve janë të ndryshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat