Policët qajnë me lot: Në hetim kanë parë se të tëra janë djegur…

Ndryshe

Policët qajnë me lot: Në hetim kanë parë se të tëra janë djegur…

Më: 6 janar 2019 Në ora: 20:11
Kështu ata janë fotografuar pranë kamionit të djegur dhe janë shtirur sikur po qajnë e janë pikëlluar për ‘thesarin e humbur’

Stereotipi thotë se policët i adhurojnë petullat, e duket se për këtë janë të vetëdijshëm edhe vetë policët, të cilët janë mahitur për mrekulli kur kanë shkuar në një hetim dhe kanë parë se kamioni me ëmbëlsirën e dashur është djegur i tëri.

Policët nga Lexingtoni në Kentucky kanë arritur në hetim pasi që janë njoftuar se në rrugë është djegur një kamion. Kur kanë arritur, kanë kuptuar se është fjala për një kamion i cili ka bartur petulla dhe se i tëri është djegur.

Meqë nuk ka pasur të lënduar, kanë vendosur të mahiten me tërë situatën. Stereotipi i njohur thotë se policët i adhurojnë petullate, e duket se për këtë janë të vetëdijshëm edhe vetë policët.

Image

Kështu ata janë fotografuar pranë kamionit të djegur dhe janë shtirur sikur po qajnë e janë pikëlluar për ‘thesarin e humbur’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat