E çuditshme, kamera filmon një mashkull duke bërë veprime aspak të hijshme! - Bota Sot
E çuditshme, kamera filmon një mashkull duke bërë veprime aspak të hijshme!

Ndryshe

E çuditshme, kamera filmon një mashkull duke bërë veprime aspak të hijshme!

Më: 8 janar 2019 Në ora: 22:01
Pamje nga videoja

Jo rrallë herë kamerat e ndryshme zbulojnë pamje interesante, derisa personat e filmuar nuk ja kanë as idenë se janë duke u xhiruar!

Një 33-vjeçar është filmuar në kamera duke lëpirë zilen e derës së një shtëpie në Kaliforni dhe duke urinuar në kopsht.

Policia e ka identifikuar si Roberto Arroyo dhe ka treguar se ai ka kaluar tre orë rreth shtëpisë së çiftit Sylvia dhe Dave Dungan. Ata ishin jashtë qytetit gjatë incidentit, por fëmijët e tyre ishin brenda duke fjetur gjumë.

Ata vunë re se diçka nuk shkon kur u zgjuan nga alarmet e sistemit të sigurisë, i cili njofton pronarët sa herë ka lëvizje të çuditshme para shtëpisë.

“Ju mund të qeshni me këtë, pasi ai teknikisht nuk bën asgjë tjetër. Ky veprim përforcon faktin se është e rëndësishme të kesh siguri brenda shtëpisë”, tha Dave.

Ai pohoi se i ndërruan bravat e dyerve pas incidentit. Ndërkohë besohet se të njëjtin veprim, Roberto e ka bërë dhe në një shtëpi tjetër.

Ndërkohë është në kërkim nga policia.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...