Statujë apo qen i gjallë, kafsha me lëkurën pa qime i ka befasuar të gjithë

Ndryshe

Statujë apo qen i gjallë, kafsha me lëkurën pa qime i ka befasuar të gjithë

Më: 14 janar 2019 Në ora: 12:23
Pamje nga video

Në shikim të parë duket si statujë, por nëse shikohet në lëvizje shihet se është një qen i gjallë që merr frymë dhe lëviz normal.

Sandra Pineda nga Quezon i Filipineve, mbeti e hutuar kur e postoi një fotografi të Pipe në llogarinë e rrjetit social dhe për një orë, grumbulloi më se 10 mijë pëlqime.

Pronarja 22-vjeçare, e kishte blerë këtë kafshë me lëkurë pa qime, në mars të vitit të kaluar kur i kishte dy muaj.

“Më pyesnin nëse është qen i vërtetë apo jo, të gjithë ishin të befasuar dhe mendonin se ishte statujë” ka thënë Pineda.

Fillimisht, ajo mendoi se po mahiteshin, por kishte komente të shumta, që e ngatërronin qenin e racës së rrallë meksikane, me një punim artistik. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat