Partnerët thyen rekord me vallëzimin më të gjatë nën ujë

Ndryshe

Partnerët thyen rekord me vallëzimin më të gjatë nën ujë

Më: 14 janar 2019 Në ora: 12:33
Pamje nga video

Marina Kazankova dhe Dmitry Malasenko kanë hyrë në Librin e Rekordeve të Ginisit, për vallëzimin më të gjatë nën ujë pa oksigjen, që e realizuan në pishinën më të thellë në botë.

Për tre minuta e 28 sekonda, partnerët që janë zhytës të lirë, krijuan rutinën e tyre, duke thyer rekordin që është më i gjati ndonjëherë.

Performanca energjike që filloi me një dyluftim me shpata, vazhdoi me një vallëzim të inspiruar nga vallëzimi flamengo, është mbikëqyrur nga njësiti special i pishinës që ndodhet në Padova të Italisë.

“Kemi kaluar disa seanca relaksimi, në mënyrë që ta qetësojmë sa më shumë rrahjen e zemrës. Për ta bërë shfaqjen sa më interesante, vallëzuan mbi litar dhe jo platformën e planifikuar” ka thënë Kazankova.

Të dy partnerët nga Donesku i Ukrainës, kanë ushtruar gjatë për këto lëvizje të koordinuara, që janë shoqëruar edhe me muzikë për shikuesit që qëndronin përjashta. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat