Shokët ia qesin paratë në birrë, gëlltit dy monedha metalike

Ndryshe

Shokët ia qesin paratë në birrë, gëlltit dy monedha metalike

Më: 15 janar 2019 Në ora: 19:35
Ilustrim

Një burrë gëlltiti aksidentalisht dy monedha metalike pasi shokët e tij i vunë ato në birrën e tij për shaka.

29-vjeçari, i cili nuk është identifikuar, pothuajse menjëherë nxori njërën nga monedhat duke vjellë.

Megjithatë, monedha tjetër metalike, e cila është rreth 2.5cm e gjerë, qëndroi brenda trupit të tij për të paktën dhjetë javë.

Ai kishte pritur që monedha të largohej vetë nga stomaku.

Kirurgët zbuluan se rreziku i ndërlikimeve nga kirurgjia ishte më i madh se rreziqet për të lënë monedhën brenda trupit.

Rrëfimi i çuditshëm u botua në revistat prestigjioze mjekësore britanike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat