600,000 dollarët e fituar nga pokeri, i dhuron për bamirësi

Ndryshe

600,000 dollarët e fituar nga pokeri, i dhuron për bamirësi

Më: 19 janar 2019 Në ora: 17:36
Lojtari i pokerit fitoi vendin e tretë në një turne pokeri në Bahamas dhe fitoi 671,240 dollarë.

Budizmi dhe lojërat e pokerit mund të duken sikur nuk kanë asgjë të përbashkët, por për Scott Wellenbachun janë shumë të lidhur me njëri-tjetrin.

Lojtari i pokerit fitoi vendin e tretë në një turne pokeri në Bahamas dhe fitoi 671,240 dollarë.

Të gjitha të hollat që i fitoi ai do i dhurojë për bamirësi, ndërsa është konsideruar nga njerëzit si “hero”.

“Duke qenë praktikues i budizmit, ne ulemi dhe meditojmë shumë, kjo është falas”, tha ai.

Kur nuk luan poker, Wellenbach punon si përkthyes i teksteve budiste, tibetiane dhe sanskrite për një organizatë jo-fitimprurëse fetare.

Ai u bë pjesë e budizmit, duke kërkuar një mënyrë për tu përballur me pakënaqësitë e jetës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat