Të notosh përkrah peshkaqenit të bardhë - Bota Sot
Të notosh përkrah peshkaqenit të bardhë

Ndryshe

Të notosh përkrah peshkaqenit të bardhë

Më: 19 janar 2019 Në ora: 18:49
Të notosh përkrah peshkaqenit të bardhë

Disa zhytës u bënë protagonistë të një aventure të pabesueshme në brigjet e Hawaiit teksa notuan përkrah një peshkaqeni të bardhë që besohet se është një ndër më të mëdhenjtë.

Peshkaqeni që ishte i gjinisë femër dhe që njihet ndryshe me emrin ‘Deep Blue’ u shfaq në mënyrë të papritur në Oahu dhe zhytësit vendosën që të notonin përkrah saj.

Peshkaqeni i bardhë ‘Deep Blue’ mendohet të jetë të paktën 50 vjeç dhe peshon 2.5 ton. Shfaqja e peshkaqenëve të bardhë në Haeaii është një fenomen i rrallë duke qenë se në ato brigje uji është i ngrohtë.

‘Deep Blue’ që ka edhe një profil në Twitter dhe që ka qenë subjekt edhe i një filmi dokumentar përpara disa vitesh, kohë më parë është shfaqur edhe në ishullin Guadalupe në Meksikë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...