Çifti i ri bie nga 240 metra lartësi, po bënin foto selfie

Ndryshe

Çifti i ri bie nga 240 metra lartësi, po bënin foto selfie

Më: 20 janar 2019 Në ora: 06:11
Meenakshi Moorthy, 30 vjeçe dhe Vishnu Viswanath, 29 vjeç

Një çift kalifornian, me shumë ndikim në rrjete sociale, u rrëzua për vdekje nga maja Taft Point (243 metra e lartë) pasi po bënin një selfie.

Autopsia ka zbuluar se rrëzimi i Meenakshi Moorthy, 30 vjeçe dhe Vishnu Viswanath, 29 vjeç është shkaktuar pasi ishin në gjendje të dehur.

Raporti mjekësor tregoi se ata kanë pasur plagë të shumta në kokë, qafë, gjoks dhe bark. Dr. Sung-Ook Baik, një patolog mjekoligjor konfirmoi se në trupin e tyre nuk u gjetën ilaçe apo substanca, por elemente të pijeve alkoolike.

"Ne mund të arrijmë vetëm në përfundimin se ata kanë konsumuar alkool, por nuk dihet se deri në cilin nivel të dehjes kanë arritur", tha avokati i Mariposës, Andrea Stewart.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat