Boksieri tajlandez qëlloi arbitrin pasi e ngatërroi me rivalin

Ndryshe

Boksieri tajlandez qëlloi arbitrin pasi e ngatërroi me rivalin

Më: 26 janar 2019 Në ora: 06:37
Pamje nga video

Shikuesit nuk ndalonin së qeshuri, me ngatërresën që e bëri një boksier në garën e zhvilluar në fushën tradicionale  Muay Thai që u zhvillua në Nakhom Pathom të Tajlandës.

Mbrojtësja që kishte në kokë ia bllokoi pamjen, duke bërë që ta grushtonte arbitrin dhe jo rivalin që qëndronte në cep duke shikuar,.

“Duket se e donte fitoren me çdo kusht dhe nuk po shikonte kënd po qëllonte” ka thënë një i pranishëm.

Ngjarjen nuk e ka marrë shumë seriozisht as arbitri, i cili pasi i bërtiti fuqishëm për t’i treguar se kush është, nisi të qeshte me ngjarjen.

Kur gjithçka përfundoi, boksieri kërkoi falje për veprimi, që nuk i shkaktoi ndonjë dënim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat