99-vjeçarja “Spiderman”

Ndryshe

99-vjeçarja “Spiderman”

Më: 28 janar 2019 Në ora: 06:07
Greta Ploumen

Është 99-vjeçe kjo e moshuar nga Britania e Madhe, por synon të thyejë rekordin botëror për ngjitjen në mur. Greta Ploumen arriti të ngjitet në mur deri në 6 metra lartësi, e asistuar nga e bija 70-vjeç dhe nipi i saj, i cili vendosi ta dokumentojë pamje këtë ngjarje.

E moshuara po mbush një shekull në këtë jetë, por pavarësisht kësaj vendosi të sfidojë veten dhe të gjithë duke kryer një sport të tillë për të parën herë në jetën e saj duke mposhtur pafuqishmërinë e moshës.

Nuk janë të paktë të moshuarit që sfidojnë moshën e tyre. Pak kohë më parë mediat publikuan rastin e 91-vjeçarit kanadez Xhon Karter, i cili praktikonte sporte tepër energjike pavarësisht moshës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat