Magjia siberiane në Çikago, hedh ujin e nxehtë në ajër në – 50 gradë celsius – brenda sekondës shndërrohet në akull

Ndryshe

Magjia siberiane në Çikago, hedh ujin e nxehtë në ajër në – 50 gradë celsius – brenda sekondës shndërrohet në akull

Më: 31 janar 2019 Në ora: 14:12
Pamje nga video

Veriu i SHBA-së është ngrirë për shkak të temperaturave polare dhe erërave të ftohta që po vijnë nga Arktiku, me ç’rast autoritetet kanë ndërmarrë masa urgjente për të mbrojtur qytetarët.

Banorët e Çikagos që konsiderohet qyteti i tretë në vend për nga madhësia, që shumë kohë më parë është quajtur qyteti i erërave dhe akullnajave, janë zgjuar me pamje të pazakontë me kube të akullta nëpër kanale dhe lumin plotësisht të ngrirë të Miçiganit.

Në rrjetet sociale kanë filluar të shfaqen video të ndryshme të një eksperimenti të cilin e kanë realizuar qytetarët e Çikagos në minus 50 gradë celsius, ku shihet se si një i ri hedh nga gota ujin e nxehtë në ajër që automatikisht shndërrohet në akull.

Ndërkaq për të mbrojtur sytë nga erërat me akull, banorët kanë filluar të bartin maska të skijimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat