Nxori dhëmbin e qumështit të lidhur për peri, derisa lëshohej me sajë

Ndryshe

Nxori dhëmbin e qumështit të lidhur për peri, derisa lëshohej me sajë

Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 06:34
Pamje nga video

Atticus Chadler nga Kalifornia e Shteteve të Bashkuara, kërkoi t’ia nxjerrin dhëmbin e qumështit nëpërmjet perit, derisa lëshohej me sajë nëpër një kodër.

Kjo nuk ishte ideja e vetme e gjashtëvjeçarit, që kërkoi ta nxjerrtë dhëmbin me pe, që tërhiqet prej veturës, apo ventilatorit për freskim.

“Ishte dita e dytë e tij, që e kalonte duke rrëshqitur. Në mëngjes erdhi me idenë e re dhe kërkoi t’ia realizonim” ka thënë babai i Chadler.

Veprimi tij është konsideruar si shumë i guximshëm, pasi që shumica e bashkëmoshatarëve të tij frikësohen të shkojnë te dentisti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat